Në bashkëpunim me Huawei dhe SolarAPEX, prodhuesi turk i aluminit, Tosyalı është duke ndërtuar sisteme solare në kulme të objekteve të ndërmarrjes, me kapacitet të përgjithshëm të instaluar prej 140 megavatësh.
Tosyalı Holding nga Turqia dhe partnerët në projekt pretendojnë se ky është projekti më i madh solar në botë i vendosur në kulme të objekteve, me kapacitet të përgjithshëm të instaluar prej 140 megavatësh dhe në një sipërfaqe prej 63.2 hektarësh.
Projektet e Tosyalı Holidng do të lansohen në të gjitha ndërtesat e këtij prodhuesi të aluminit në kohë të njejtë, kanë thënë zhvilluesit e projektit. Sipas planifikimit, faza e parë me 85 megavat fuqi të instaluar do të përfundojë së ndërtuari brenda shtatë muajsh, ndërsa pjesa tjetër e projektit në prill 2023.
Kompania ka thënë se do të investojë rreth 71 milion dollar amerikan në projekte që pritet të prodhojnë rreth 250 gigavat energji elektrike në vit, apo mjaftueshëm për të furnizuar rreth 84 mij amvisëri në Turqi.
Projektet do të shmangin rreth 116525 ton të dioksidit të karbonit.