Pse kriptovalutat nuk do ta shpëtojnë Rusinë nga sanksionet ekonomike?

Kriptovalutat

Qysh në ditët e para të agresionit ushtarak rus në Ukrainë u morën paralajmërime se Rusia do të përpiqet të anashkalojë sanksionet e vendosura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian, Britania e Madhe dhe vendet e tjera përmes kriptovalutave.

Ligjvënësit amerikanë nga radhët e demokratëve i kërkuan Departamentit të Thesarit që të sigurohej që Rusia të mos përdorë kriptovalutat për të shmangur sanksionet.

Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Christine Lagarde ka paralajmëruar se individët dhe bizneset ruse po i kthejnë rublat në kriptovaluta. Vëllimi i monedhës ruse që po konvertohet në kriptovaluta, aktualisht është në nivelin më të lartë që nga maji 2021, përcjell Telegrafi.

Reklama e sponzorizuar

Megjithatë, Coinbase ka njoftuar se kishte bllokuar 25 mijë llogari dixhitale të lidhura me Rusinë, duke ngritur pyetjen se sa mund t’i kompensojë tregu i kriptovalutave sanksionet ekonomike dhe izolimin financiar të vendit.

Pse kriptovaluta nuk do të jetë ende në gjendje të kompensojë humbjen e Rusisë nga sanksionet ekonomike?

Që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë, konsumi i rublave në Bitcoin është rritur në pikun më të lartë.

Kompania e kriptoforenzikës Elliptic njoftoi se u kishte ofruar autoriteteve informacion në lidhje me një portofol dixhital që mund të lidhej me zyrtarë dhe oligarkë të sanksionuar rusë.

Bashkëthemeluesi i Elliptical, Tom Robinson ka thënë se portofoli i raportuar ka “aktivitet të rëndësisë së veçantë” në vlerë prej miliona dollarësh.

Elliptic ka identifikuar tashmë më shumë se 400 shërbime të aseteve virtuale që lejojnë përdoruesit e tyre, kryesisht anonimë, të blejnë kriptovaluta.

“Aktiviteti në këto bursa u trefishua në krahasim me javën para nisjes së agresionit ushtarak rus, në fund të shkurtit”, tha Robinson në një intervistë me Bloomberg, përcjell Telegrafi.

Blerja ose shitja e kriptovalutave nuk bëhet me emër dhe mbiemër, siç ndodh me bankat apo institucionet e tjera financiare. Në vend të emrave, përdoruesit kanë numra. Mirëpo, pavarësisht nga kjo, fshehja e identitetit nuk është e tillë. Shumica e bursave të këmbimit, si Coinbase, Finance dhe të tjera, kërkojnë verifikim nga përdoruesi. Pra, në fakt, thelbi është se është shumë e mundur për t’u parë ato të dhëna.

Profesori i Universitetit Cornell në Shtetet e Bashkuara, Esvar Prasad është shprehur se Bitcoin dhe kriptovalutat e tjera nuk ofrojnë ende fleksibilitet për të shmangur sanksionet financiare.

“Duke pasur parasysh nevojën që kriptovalutat përfundimisht të konvertohen në monedha më të pranuara për pagesat ndërkombëtare. Me fjalë të tjera, Qeveria ruse nuk mund të llogarisë në Bitcoin për të shmangur sanksionet. Në fund të fundit, pagesat për transaksionet ndërkombëtare duhet të shlyhen në dollarë apo euro”, thotë Prasad.

Presidentja e BQE-së ka shtuar se “janë ndërmarrë hapa për t’i sinjalizuar qartë kujtdo që shkëmben, kryen transaksione ose ofron shërbime të kriptovalutave për rusët e sanksionuar, ata janë bashkëpunëtorë dhe anashkalues të sanksioneve”.

Administrata amerikane u ka kërkuar platformave të kriptovalutave që të sigurojnë që oligarkët rusë të mos mund t’i përdorin këto.

Kjo nuk është hera e parë që Rusia tenton të amortizojë humbjet financiare në këtë mënyrë. Të njëjtën gjë ka bërë edhe pas sanksioneve të BE-së dhe SHBA-së që nga viti 2014, për shkak të aneksimit ilegal të Krimesë nga Ukraina.