Qeveria ia propozon Kuvendit emrat për bord të OSHP-së

Qeveria e Kosovës i ka propozuar sot Kuvendit të Kosovës listën me emra për kandidatë dhe anëtarë bordi të Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit dhe për anëtarë të Komisionit Kosovar të Konkurrencës, shkruan Gazeta Express.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se komisioni i caktuar për zgjedhjen e kandidatëve ka shfaqur pakënaqësi me aplikimet për shkak të mungesës së përvojës dhe të profesionalizmit.

Ndërkaq emrat që i kanë shkuar Kuvendit për bord të OSHP-së janë: Nita Bejta, Milot Spahiu, Arbnor Tmava Vedat Petërqoj, Faruk Rexha, Bujar Lushaku, Batisha Ibrahimi, Dafina Gashi, Vjosa Gradina-Mexhuani dhe Kimete Gashi.

Reklama e sponzorizuar

Hekuran Nikqi është rekomanduar për kryetar të Komisionit Kosovar të Konkurrencës, ndërsa për anëtarë janë propozuar Kaltrina Sela, Shpend Miftaraj, Besim Stublla dhe Nafije Osdautaj.