Qeveria shpenzoi mbi 822 milionë euro vetëm në tre muajt e fundit të 2021

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar raportin i cili tregon për llogaritë Qeveritare të Kosovës në tremujorin e fundit të 2021 (TM4 2021).

Të dhënat e këtij raporti tregojnë se gjatë kësaj përiudhe shpenzimet e përgjithshme të Qeverisë u rritën për 5.5 milionë euro pasiqë në TM4 të 2020 ato ishin 817.1 milionë euro, ndërkohë që në përiudhën e njejtë të vitit 2021 ato u rritën në 822.6 milionë euro.

Në bazë të kësaj thuhet se pjesën më të madhe të shpenzimeve gjatë kësaj kohe e përbëjnë kontributet sociale dhe përfitimet me 23.8 për qind, kompensimi i punëtorëve me 19.6 për qind, formimi i kapitalit bruto me 15.9 për qind, konsumi i ndërmjetëm me 15.2 për qind. Ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori të tjera të shpenzimeve.

Reklama e sponzorizuar

Në anën tjetër, në raport poashtu shpalosën të dhëna ku tregohet se në TM4 të vitit paraprak ka pasur rënie të të hyrave për 76.1 milionë euro pasiqë në TM4 të vitit 2020 të hyrat e përgjithshme arritën vlerën prej 703.2 milionë euro, ndërkohë që në TM4 2021 ato ranë në 627.1 milionë euro.

Sipas këtij raporti, pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 69.8 për qind të totalit të të hyrave, ndërsa pjesa e mbetur është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave./Buletini Ekonomik/