Pas ngritjes së çmimit të derivateve, në mënyrë zinxhirore pritet të ngriten edhe çmimet tjera. Të fundit që kanë kërkuar ngritjen e çmimeve janë radio-taksitë, të cilët i janë drejtuar Komunës së Prishtinës më kërkesën që të ndryshojë starti i lëvizës.
Nga shoqata e radiotaksive thonë se nëse komuna nuk e miraton ndryshimin, ata nuk mund të funksionojnë.
“Për shkak të rritjes së çmimeve të derivateve, është hera e parë që kemi kërkuar nga komuna për një gjë të tillë sepse janë çmimet e papërballueshme për kompanitë e taksive. Starti është 1 euro e gjysmë, 0.60 cent kilometri, ne kemi kërkuar 2 euro startin dhe 80 cent kilometrin”, tha Faruk Konushevci, kryetar i shoqatës së radiotaksive.
Për kërkesën e tyre, komuna e Prishtinës akoma nuk ka marrë vendim.
“Jemi duke bërë analizë se kerkesa vetëm dje ka ardhë, dmth po merret një vendim nga kryetari jonë, unë si drejtore dhe gjithë akterët që janë të perfshimë në punën e radiotaksive”, tha Mimoza Sylejmani Drejtoreshë e planifikimit
Nëse gjatë këtyre ditëve radiotaksit i ngritin çmimet pa miratimin e Komunës, inspektorati në terren do të marrë masa ndaj tyre, thonë në Komunë.
Nga shoqata e radiotaksive thonë se nëse nuk aprovohet kërkesa e tyre, do të ndërmarrin masa,qoftë me protesta. Në të kundërtën, janë të detyruar t’i mbyllin kompanitë.