‘Rrëzohen’ valutat kryesore – Paundi dhe Dollari regjistrojnë rënie të ndjeshme të vlerës!

Monedha europiane ka regjistruar rënie të vlerës mëngjesin e sotëm pasi në raport më ditën e djeshme blihet sot me 121.8 lekë dhe shitet me 122.4 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Dollari amerikan ka shënuar sërish një zbritje të ndjeshme të kuotës këtë të mërkurë pasi në raport më dje është blerë sot me 109.6 lekë dhe është shitur me 110.8 lekë.

Paundi britanik gjithashtu ka pësuar një rënie të fortë të vlerës krahasuar me një ditë më parë duke u blerë sot me 143 lekë dhe duke u shitur me 144.5 lekë.

Reklama e sponzorizuar

Referuar tregut të brendshëm valutor edhe Franga zvicerane ka pasur një zhvlerësim të ndjeshëm në raport me monedhën vendase teksa blihet sot me 117.2 lekë dhe shitet me 118.4 lekë./Scan TV/