Rritet monedha europiane ndërsa valutat e tjera marrin ‘kthesën’

Monedha europiane është e vetmja nga valutat kryesore që ka regjistruar sërish rritje nga dita e djeshme teksa blihet sot me 122 lekë dhe shitet me 122.6 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Paundi britanik ka pësuar një rënie të fortë të vlerës prej gati 1 pikë në raport me ditën e hënë pasi është blerë sot me 144.6 lekë dhe është shitur me 145.6 lekë.

Dollari amerikan gjithashtu ka regjistruar një zbritje të lehtë të vlerës këtë mëngjes pasi blihet sot me 110.9 lekë dhe shitet me 111.7 lekë krahasuar me një ditë më parë.

Reklama e sponzorizuar

Franga zvicerane edhe ajo ka shënuar rënie të kuotës mëngjesin e sotëm pasi krahasuar me ditën e hënë është blerë sot me 118.1 lekë dhe është shitur me 119.1 lekë referuar tregut të brendshëm valutor./SCAN TV/