Mollët, praktikisht ka disa vite që janë ndër pemët më popullore në Kosovë. Kjo pemë gjendet, në të gjitha kohët dhe stinët në të gjitha tregjet e pemëve dhe të perimeve kosovare, por edhe në marketë, supermarkete dhe shitore të tjera të mallrave të përziera. Ështe bërë e kërkuar, gjithsesi, pos shijes dhe njohurive të kosovarëve për vlerat ushqyese të saj, edhe për shkak të çmimit të pranueshëm dhe të arsyeshëm të mollës, e sidomos të mollëve të prodhimit vendor.
Blendrita Avdiu
Prandaj, ky frut konsumohet më të madhe dhe ka shitje mjaftë shumë nëpër marketet dhe tregjet nëpër Kosovë.
Sipas menaxherëve të marketeve ku tregtohen pemët dhe perimet në Prishtinë, molla është njëra nga pemët që me shumicë tregtohet edhe nga ato vendoret, por sasi relativisht të mëdha u ofrohen konsumatorëve tanë edhe nga importi nga vendet e tjera.
Varsisht nga vendet e shitjes, lëviz edhe çmimi i mollës. Në tregjet në Prishtinë, dhe në shitoret e pemëve dhe perimeve, ajo gjithmonë gjendet me djetëra cent më lirë se mollët që tregtohen në markete, supermarkete dhe shitore të tjera.
Pas vizites së Buletinit Ekonomik në dyqane dhe në tregjet në kryeqytet është parë se molla shitet për konsumatorët në katër llojesh. Aktualisht lloji i mollës së ashtuquajtur ‘Princ”, në dyqanet në Prishtinë tregtohet për 79 centë për kilogram, ndërkohë që molla ‘Delishest’ ka një çmim pak më të ngritur e që është 1 euro e 9 centë për kilogram. Poashtu, edhe molla e gjelber nëpër dyqane pemtarie tregtohet për vetëm 1 euro e 29 centë. Të trija këto llojet e mollave janë vendore dhe se merrën kryesisht në Kosovë, konkretisht nga rajoni i dukagjinit. Në tregun kryesor të gjelbërt në kryeqytet, te radiotelevizioni i Kosovës, këto mollë që janë prodhim vendor, në të shumtën shiten nga 50 centë dhe rrallë, aty-këtu edhe 60 e 70 centë kilogrami.
Ndërsa molla e njohur si ‘Ajdareti’, nëpër markete dhe supërmarkete shitet për vetëm 99 centë për kilogram. Ky lloj i mollës është e importuar nga Maqedonia.
Mirëpo, në disa markete të tjera në Prishtinë, tregtohet edhe molla janagoll, ku kilogrami i saj është 1 euro e 15 centë dhe së vendi i origjinës së saj është Greqia. Poashtu edhe një lloj tjetër që qarkullon në tregun kosovarë është edhe molla e kuqe, e cila është vendore dhe se çmimi për një kilogram të llojit të saj është 95 centë.
Ndërkohë, shitësit në tregun e gjelbër në Prishtinë thonë se çmimi i mollëve aty tregtohët eventualisht për 20 deri 30 centë më lirë sesa nëpër markete dhe se ata i marrin dhe i kanë gjithmonë të freskëta.
Në anën tjetër, edhe menaxherët e marketeve pohuan se te gjitha pemët dhe perimet i marrin pothuajse çdo ditë dhe i kanë të freskëta pasi që kërkesa për to është e vazhdueshme nga konsumatorët në vend.
Sipas tyre, shumicën e rasteve çmimi i tyre nuk është fiks, pra është i luhatshëm pasi që dita e ditës çmimi i tyre zbret për disa centë, por ndodhë edhe të ngritet për disa centë.
Mirëpo teksa pyetën se kur mollët shitën më shumë, konkretisht a ka ndonjë sezon të shitjes së tyre dhe cili lloj i mollëve shitet më shumë, shitësit tregojnë se shitja e tyre është e njëjtë pothuajse në çdo kohë dhe se nuk mund të veçohet ndonjë lloj i mollës që shitet më pak ose më shumë pasiqë në fund të ditës ato merrën të gjitha dhe se nuk shihet ndonjë kërkësë më e madhe e qytetarëve për ndonjërën prej llojeve.
Krahas prodhimit vendor të mollës që ka vite në vendin tonë po shtohen sipërfaqet e kultivuara me këtë pemë, nuk është i vogël edhe importi i mollës në Kosovë. Që nga viti 2013, kur në Kosovë, sipas statistikave janë importuar përafërsisht 13 mijë tonë mollë, sasi kjo relativisht e madhe për konsumin e Kosovës në atë kohë, kjo sasi, pak a shumë, në vitet në vazhdim thuaja se është importuar. Natyrisht, ka pasur edhe rënie të importit, por përafërsisht kjo sasi e mollëve vazhdimisht ka hyrë në Kosovë nga vendet e tjera ndër vite. Kosova importon mollë nga Maqedonia, Italia nga Shqipëria, Greqia, Serbia dhe pjesa tjetër nga vendet e tjera si Kroacia, Austria, Argjentina dhe Shtetet e Bashkuara dhe së fundmi edhe nga Polonia.
Në bazë të shifrave të importit dhe prodhimit vendor të mollëve, që është goxha i madh, del se ky frut konsumohet më së shumti nga pemët tek ne. Për sasinë e prodhimit vendor, flasin sipërfaqet e kultivuara me mollë anë e mbanë Kosovës, e sidomos në rajonin e Istogut dhe në fshatin kosovarë të mollëve – në Kovragë.
Bazuar në statistikat, tashmë në Kosovë janë të kultivuara rreth 3 mijë hektarë (ha) me këtë pemë./Buletini Ekonomik/