Serbia shikon portin e Durrësit si një alternativë për furnizim të naftës

Fotografi ilustruese

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, tha se Serbia është duke negociuar me partnerët nga Lindja e Mesme rreth mundësisë për importin e naftës së papërpunuar, që do të dërgohet përmes portit të Durrësit në Shqipëri – si një ndër alternativat.

Lajmin e ka bërë të ditur News Serbia Energy, ku është raportuar se aktualisht kompania e naftës e Serbisë, NIS, është duke marrë naftë krudo përmes terminalit Omisalj në Kroaci.

Mirëpo, pasiqë NIS është një kompani shumica e saj është në pronës të GazpromNeft të Rusisë, ende ështe e paqartë nëse sanksionet potenciale të BE ndaj kompanive të naftës së Rusisë do të ishin të aplikueshme për NIS poashtu, apo kompania duhet të përjashtohet nga këto sanksione.

Reklama e sponzorizuar

Në këtë mënyrë, Serbia është duke kërkuar rrugë alternative për furnizim me naftë të papërpunuar.

Mangësia e Durrësit është mungesa e tubacionit, që do të thotë se nafta do të duhej të transportohej me kamion në rafinerinë e Pançevës. /kosovo.energy/