Zhvillimi i teknologjisë ka bërë që Bankat Qendrore anembanë globit të mendojnë të rikrijojnë monedhat e tyre të përshtatura për epokën digjitale.
Për Presidentin Joe Biden, duket të jetë e rëndësishme të fillojë puna për të zhvilluar një monedhë dixhitale të përshtatshme.
Ndërkohë nga ana tjetër, edhe për Kinën e cila mban vendin e dytë sa i përket ekonomisë botërore, gjetja e një monedhe dixhitale padyshim ishte e rëndësishme, gjë kjo që e shtyu edhe të lansonte një të tillë, që deri më tani numëron më shumë se 100 milionë përdorues.
Megjithatë, puna ka filluar për të kaluar në një nivel tjetër.
Sa i përket monedhave dixhitale, drejtoresha menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva, është shprehur se tanimë janë ende në një fazë eksperimentale dhe se bankat po fillojnë të familjarizohen me idenë se ka ardhur koha për t’u përgatitur për ndryshime të rrënjësishme të epokës dixhitale. /CNN/ /Scan tv/