Bota po përjeton një krizë energjie me çmime rekorde qe nisi vitin e kaluar, por Shqipëria shënoi rekorde të eksporteve të gjatë më 2021.
Sipas të dhënave të INSTAT në bilancin e energjisë për vitin 2021 energjia elektrike në dispozicion u rrit me 10,9%.
Importi bruto i energjisë elektrike (energji në marrje) arriti vlerën 2.253 GWh nga 3.239 GWh që ishte një vit më parë, duke shënuar kështu një rënie me 30,4%.
Eksporti bruto i energjisë elektrike (energji në dhënie) arriti vlerën 2.800 GWh nga 963 GWh duke shënuar një rritje me 2,9 herë.
Prodhimi neto vendas i energjisë elektrike arriti vlerën 8.963 GWh nga 5.313 GWh energji të prodhuar në vitin 2020, duke shënuar një rritje të prodhimit me 68,7%.
Ky prodhim u realizua nga hidrocentralet publike në masën 59,6%, nga hidrocentralet private dhe koncensionare në masën 39,9% dhe nga të tjerë prodhues (Fotovoltaikë) në masën 0,5% të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike.
Hidrocentralet publike, në vitin 2021, prodhuan 5.344 GWh nga 3.090 GWh të prodhuar në vitin 2020, duke shënuar kështu një rritje të prodhimit me 72,9%. Hidrocentralet private dhe koncensionare, prodhuan 3.578 GWh nga 2.191 GWh të prodhuar një vit më parë, duke shënuar një rritje të prodhimit të energjisë elektrike me 63,3%.
Shkëmbimi i energjisë elektrike (diferenca mes eksportit dhe importit bruto të energjisë), në vitin 2021, ka arritur vlerën pozitive prej 548 GWh, krahasuar me vitin 2020 ku kishte një vlerë negative prej 2.276 GWh (fig.2). Hidrocentralet publike, në vitin 2021, prodhuan 5.344 GWh nga 3.090 GWh të prodhuar në vitin 2020, duke shënuar kështu një rritje të prodhimit me 72,9 %. Hidrocentralet private dhe koncensionare, prodhuan 3.578 GWh nga 2.191 GWh të prodhuar një vit më parë, duke shënuar një rritje të prodhimit të energjisë elektrike me 63,3%.
Shkëmbimi i energjisë elektrike (diferenca mes eksportit dhe importit bruto të energjisë), në vitin 2021, ka arritur vlerën pozitive prej 548 GWh, krahasuar me vitin 2020 ku kishte një vlerë negative prej 2.276 GWh.
Humbjet në rrjet kanë arritur vlerën 1.785 GWh nga 1.631 GWh, duke shënuar kështu një rritje me 9,5%. Humbjet në transmetim janë rritur me 32,4% dhe pesha që zënë në totalin e humbjeve në rrjet është 12,8%. Humbjet në shpërndarje zënë një peshë më të madhe, rreth 87,2% të humbjeve në rrjet dhe janë rritur me 6,8%, krahasuar me vitin 2020.
Përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët, në vitin 2021, arriti vlerën 6.630 GWh nga 5.958 GWh që ishte në vitin 2020. Përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët familjarë u rrit me 4,2%, duke arritur vlerën 3.090 GWh nga 2.966 GWh që ishte në vitin 2020, ndërsa përdorimi nga konsumatorët jo familjarë u rrit me 18,3%, duke arritur vlerën 3.540 GWh nga 2.992 GWh që ishte një vit më parë paraqitet struktura në përqindje e prodhimit neto vendas sipas tremujorëve për periudhën 2017-2021. Në vitin 2021 kemi një rritje të prodhimit neto në tremujorin e parë dhe të dytë dhe një rënie të prodhimit neto në tremujorin e tretë dhe të katërt, krahasuar me vitin 2020.
Gjatë tremujorit të katërt të vitit 2021, energjia elektrike në dispozicion u rrit me 5,4%. Prodhimi neto vendas i energjisë elektrike arriti vlerën 1.588 GWh nga 1.300 GWh energji të prodhuar në tremujorin e katërt të vitit 2020, duke shënuar një rritje të prodhimit me 22,1%.
Gjatë tremujorit të katërt të vitit 2021, humbjet në transmetim janë rritur me 8,1%, ndërsa humbjet në shpërndarje kanë rënë me 0,6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020. Përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët u rrit me 6,8%. Përdorimi nga konsumatorët familjarë u rrit me 3,9%, ndërsa përdorimi nga konsumatorët jo familjarë u rrit me 9,5%. /Monitor.al/