Top 5 vendet jashtë BE-së dhe CEFTA-s me të cilat tregton mallra Kosova

Eksportet

Gjatë vitit 2021, Kosova përveç vendeve të BE-së, vendeve anëtare të CEFTA-s dhe atyre të EFTA-s, ekporton dhe importon mallra edhe nga vendet e tjera të botës që nuk janë pjesë e organizatave më lartë.

Pra, Kosova zhvillon një tregti të shëndoshë edhe me vendet e tjera jashtë Bashkimit Evropian, CEFTA-s dhe EFTA-s, përcjell Buletini Ekonomik.

Sipas Doganës së Kosovës, top 5 vendet në të cilat Kosova ka ekportuar më së shumti mallra gjatë 2021-s, janë: SHBA-të, Zvicra, Turqia, Kazakistani dhe India.

Reklama e sponzorizuar

Ndërsa, top 5 vendet nga të cilat ka importuar më së shumti Kosova gjatë vitit të kaluar, ishin: Turqia, Kina, SHBA-të, Arabia Saudite dhe Federata Ruse. /Buletini Ekonomik/