Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar raportin për “Statistikat Afatshkurtra të Tregtisë me Pakicë” për tremujorin e katërt të vitit 2021, ku shihet se gjatë kësaj periudhe tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara ka shënuar rritje për 34.2 për qind krahasuar me 3 muajt paraprak, pra TM3, 2021.
Siç theksohet edhe në raport, këto të dhëna janë për qarkullimin dhe numrin e të punësuarve në këtë përiudhë.
Raporti tregon se tremujorin e katërt (TM4) të vitit 2021, krahasuar me tremujorin e tretë (TM3) të vitit 2021, kishte rritje tek tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara për 34.2 për qind, tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara u rrit për 27.4 për qind, poashtu edhe tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara shënoi rritje prej 12 për qind, edhe tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuara gjtihashtu u rrit për 7.7 për qind si dhe tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake, në dyqane të specializuara e cila shënoi rritje prej 6.2 për qind
Ndërkohë që një renie vërehej tek tregtia me pakicë e mallrave të tjerë, në dyqane jo të specializuara me -23.0 për qind për qind, poashtu edhe tek tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara me -15.9 për qind si dhe tek tregtia me pakicë, jo në dyqane, tezga ose tregje me -1.1 për qind.
Ndërkaq, siç thuhet në raport, nëse krahasohet TM4 2021 me TM4 2020 vërehet një rritje tek tregtia me pakicë, jo në dyqane, tezga ose tregje prej 20 për qind. Poashtu edhe tek tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara për 16.1 për qind, gjithashtu edhe tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara gjatë kësaj kohe shënoi rritje prej 15.5 për qind, tregtia me pakicë, në dyqane jo të specializuara u rrit për 8.4 për qind, tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake, në dyqane të specializuara për 4.9 për qind, tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuara për 2 për qind si dhe tregtia me pakicë e mallrave të tjerë, në dyqane të specializuara për 0.4 për qind.
Derisa, rënie ka shënuar tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara për -9.6 për qind./Buletini Ekonomik/