Mirëkuptimi dhe bashkëpunimi kanë formuar lidhjet miqësore midis Turqisë dhe Kroacisë gjatë 30 viteve të fundit.
Ambasadori turk në Zagreb, Mustafa Babür Hızlan, tha se kjo qasje ka ndihmuar bizneset dhe tregtinë dypalëshe të lulëzojnë.
Vëllimi i tregtisë dypalëshe midis vendeve është rritur në mënyrë të qëndrueshme,
“Me përjashtim të vitit 2020, kur u ndje ndikimi i pandemisë”, tha Hızlan për Anadolu Agency (AA) të martën.
Ambasadori tha se vëllimi i tregtisë arriti në 890 milionë dollarë deri në fund të vitit 2021.
Ai tha se marrëdhëniet turko-kroate hynë në një epokë të re kur Kroacia fitoi pavarësinë nga ish-Jugosllavia.
Ai tha se Turqia ishte një nga vendet e para që njohu pavarësinë e Kroacisë, më 6 shkurt 1992.
Prania e investitorëve turq në Kroaci po rritet gjithashtu, tha Hızlan,
Ai tutje tha se rreth 45 kompani turke janë aktive në vendin ballkanik.
“Ka investime të konsiderueshme turke në sektorët e turizmit, ndërtimit, infrastrukturës, bankave dhe energjisë së rinovueshme”, tha ai.
Termocentrali i parë gjeotermik i Kroacisë, Velika Ciglena, është ndërtuar nga një kompani turke.
Ai është një nga shembujt e këtyre investimeve, tha diplomati turk.
Lexo edhe:
Konfeksionet e lira nga Kina dhe Turqia e bëjnë rrobaqepësinë në Kosovë zanat “në zhdukje”