Kompania më të mëdha teknologjike në botë do të duhet të bëjnë më shumë për të kontrolluar përmbajtjet ilegale në Bashkimin Europian.
Google, që është njësia e Alphabet, Meta që zotëron Facebook dhe shumë platforma të tjera online duhet të filtrojnë përmbajtjet e paligjshme, pasi në të kundërt rrezikojnë gjoba të mëdha.
Gjithçka parashikohet në rregullat e reja të internetit, për të cilat u ra dakord mes vendeve të Bashkimit Europian dhe ligjvënësve të shtunën në mëngjes.
Marrëveshja erdhi pas 16 orësh negociata. Akti i Shërbimeve Dixhitale (DSA) është pika e dytë e strategjisë së shefes së konkurrencës në Bashkimin Europian, Margrethe Vestager, për të frenuar gjigandët e teknologjisë.
Muajin e kaluar, Verstager fitoi mbështetjen e 27 vendeve të bllokut dhe të ligjvënësve për miratimin e rregullave të reja të internetit, që morën emrin Akti i Tregjeve Dixhitale (DMA), që pritet të detyrojë Google, Amazon, Apple, Meta dhe Microsoft të ndryshojnë praktikat e tyre kryesore të biznesit në Europë.
“Kemi një marrëveshje për DSA: Akti i Shërbimeve Dixhitale do të sigurojnë që ajo që është ilegale në jetën reale do të jetë ilegale edhe në jetën online, jo si një slogan por si realitet”, tha Verstager në një postim në Twitter.
Ndërkohë, Google realoi menjëherë duke thënë: “Ndërsa ligji finalizohet dhe implementohet, detajet do të kenë rëndësi. Ne mezi presim të punojmë me politikëbërësit për të marrë detajet teknike, për t’u siguruar që ligji do të funksionojë për të gjithë”.
Sipas rregullave të reja, kompanitë do të përballen me gjoba deri në 6% të xhiros së tyre globale në raste shkeljesh, ndërsa shkeljet e përsëritura mund t’i ndalojnë të bëjnë biznes në Bashkimin Europian. /Scan tv/