Gjermanët më nuk kanë zgjidhje: “Domosdo duhet të rriten rrogat”

euro
Monedha Euro

Në Gjermani është absolutisht e domosdoshme rritja e pagave për të kompenzuar ngritjen e madhe të çmimeve, thotë Kryetari i Institutit gjerman për hulutmime ekonomike, Marsel Fracher.

“Në të kundërtën kërcenon ‘rrethi vicioz’ i rritjes gjithnjë e më të vogël ekonomike dhe inflacionit të lartë”, ka vlerësuar ai duke shtuar se është me rëndesi të ruhet konsumi personal.

“Nëse nuk ndodhë kjo atëherë ndërmarrjet do të kenë shumë problem, papunësia do të rritet dhe do të futemi në spiralen e rritjes gjithnjë e më të pakët ekonomike dhe infalcionit të lartë”, ka thënë Fracher, transmetojnë mediat botërore. /Buletini Ekonomik/

Reklama e sponzorizuar