Kina drejt një krize investitorësh – 17.5 miliardë dalje nga portofoli vetëm në një muaj!

Investitorët po braktisin Kinën në një shkallë të paprecedentë e kjo nisur prej faktit se shihet si një rrezik politik dhe ekonomik. Ndër të tjera rritja e normave të interesit, e bënë ekonominë e dytë më të fuqishme në botë një vend më pak tërheqës për të investuar.

Kina dëshmoi 17.5 miliardë dollarë dalje të portofolit muajin e kaluar, niveli më i lartë i rregjistruar ndonjëherë, sipas të dhënave më të fundit nga Instituti i Financave Ndërkombëtare (IIF). Shoqata tregtare me bazë në SHBA e quajti këtë largim kapitali nga investitorët e huaj “të paprecedentë”, veçanërisht pasi nuk pati dalje të ngjashme nga tregjet e tjera në zhvillim gjatë kësaj periudhe. Daljet përfshinin 11.2 miliardë dollarë në obligacione, ndërsa pjesa tjetër ishin aksione.

Reklama e sponzorizuar

Të dhënat nga qeveria kineze treguan gjithashtu një tërheqje rekord të tregut të obligacioneve nga investitorët e huaj në muajt e fundit.

Investitorët e huaj hodhën 35 miliardë juanë (5.5 miliardë dollarë) neto obligacione të qeverisë kineze në shkurt, ulja më e madhe mujore, sipas Depozitave Qendrore. Shitja u përshpejtua në mars, duke arritur një nivel të ri prej 52 miliardë juanë (8.1 miliardë dollarë).

“Mbështetja e Kinës për pushtimin rus të Ukrainës ishte qartësisht katalizatori që kapitali të largohej nga Kina,” tha George Magnus, një bashkëpunëtor në Qendrën Kineze në Universitetin e Oksfordit dhe ish-kryekonomist për UBS.

Ndër të tjera tensioni gjeopolitik nuk është arsyeja e vetme që qëndron pas tërheqjes së investitotëve. Rritja e normës në Shtetet e Bashkuara dhe bllokimet e rrepta të Kinës lidhur me Covid 19 kanë luajtur gjithashtu një rol në frikësimin e investitorëve. CNN/Scan Tv/