Kostal, kompania gjermane e prodhimit të makinave në Maqedoninë e Veriut do të investojë 25 milionë euro në një linjë të re të prodhimit për karikues të automjeteve elektrike dhe hibride të Volkswagen.
Kjo linjë e re prodhimi, e cila do të hapë 200 vende pune, pritet të jetë funksionale në mesin e vitit 2024, njoftoi qeveria maqedonase pas takimit të zëvendëskryeministrit Fatmir Bytyqi me drejtuesit e Kostal.
Qeveria është në bisedime me Kostal-in për një marrëveshje për të mbështetur financiarisht investimin e ri. Aktualisht kompania gjermane ka punësuar mbi 950 persona në fabrikën e saj në Ohër./ Seenews