Qeveria e Kosovës e ka miratuar dje projektligjin që e cakton pagën minimale në vlerë prej 250 euro neto, apo 264 euro bruto.
Lidhur me këtë, Hekuran Murati, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve në emisionin RTK, tha se kjo Qeveri ka premtuar që paga minimale të jetë 250 euro neto.
Kjo pagë do të jetë 264 euro bruto për 40 orë pune, apo 1.5 euro në orë dhe kjo po bëhet pas 11 vitesh që nuk ka patur rritje të pagës minimale.
Ai po ashtu paralajmëroi që paga minimale do të rritet sërish, sipas rritjes ekonomike.
“Nuk do të ndodhë që kjo do të përsëritet, por paga minimale do të rritet sipas rritjes ekonomike, do të ketë vijimësi, kjo rritje kësaj radhe është mbi 50 për qind.
Lexo më shumë:
Sipas tij, kundërshtimi i Sindikatave që nuk po pajtohen me këtë vendim, është joracional dhe më shumë janë kërkesa proklitike, dhe në këtë mënyrë ato po bllokojnë rritjen e pagës minimale.
Po ashtu, Murati tha se Qeveria e ka miratuar edhe ndryshimin e shkallës tatimore, që parasheh që të gjitha pagat të mos tatohen në 250-euroshin e parë.