Greqia është duke planifikuar të nisë kërkimet për rezerva karburantesh, në Detin Jon dhe në Kretë. Një raport i qeverisë, thekson se kërkimet vijnë pas tentativave të dështuara për të shfrytëzuar burimet e brendshme dhe shqetësimeve për furnizimin me gaz rus.
Mediet greke raportojnë se për shkak të energjisë së gjelbër që Greqia ka vënë në zbatim, e ka të pamundura realizimin e planit me burimet e brendshme. Njëherazi, edhe çmimet e naftës së papërpunuar hidhen në treg me një çmim shumë të ulët.
Perëndimi ka vendosur sanksione dhe ka paralajmëruar ndërprerjen totale të furnizimit me gaz rus, pas pushtimit të Ukrainës. Kjo ka bërë që Greqia të përdorë burimet vendase, pasi shteti helenas mbulon rreth 40% të kërkesës vjetore për gaz nga importi rus.
“Në ditët në vijim, Greqia do të bëjë njoftime për të përshpejtuar hetimet në Kretë, Jon dhe Perëndim”, tha një zyrtar qeveritar për Reuters. “Mjedisi i ri gjeopolitik dhe energjetik kërkon që çdo vend të ndërmarrë veprime edhe më vendimtare për sigurinë dhe përshtatshmërinë e tij energjetike, duke kërkuar burime të reja energjie”, shtoi burimi.
Kryeministri Kyriakos Mitsotakis pritet të bëjë njoftime në lidhje me strategjinë e Greqisë për këtë çështje në fillim të javës së ardhshme. Sipas burimeve, Greqia kishte indikacione për rezerva të konsiderueshme gazi, në masën qindra miliarda metra kub.
Qeveria po krijon një strategji rezervë financiare për të mbështetur më tej familjet dhe bizneset, duke hapur ndërkohë dokumentet e saj në frontin e sigurisë energjetike, përmes lëvizjeve që do ta bëjnë vendin një qendër transporti drejt Europës, por edhe një “lojtar” i fortë në rajonin e Mesdheut Lindor.