Shifrat nën pritshmëritë…
Netflix humbi 200.000 abonentë në tremujorin e parë. Kjo është hera e parë në dhjetë vjet që kolosi i streaming ka hedhur akuza për humbje të abonimeve.
Të dhënat befasojnë analistët dhe zhgënjejnë pritshmëritë. Nën pritshmëritë e tregut, të ardhurat u rritën me 10% në 7.87 miliardë dollarë. Fitimi ra në 1.6 miliardë dollarë nga 1.71 miliardë në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Por më e keqja nuk ka kaluar. Siç shkruan Bloomberg, Netflix parashikon të humbë edhe 2 milionë klientë në tremujorin e dytë dhe 2022-shi mund të jetë viti i tij më i keq.
Investitorët, analistët dhe drejtuesit e Hollywood e kishin parashikuar të vështirë një pjesë të fillimit të vitit për shoqërinë e streaming, por gjithsesi prisnin që Netflix të shtonte 2.5 milionë abonentë. Gjërat, megjithatë, nuk kanë shkuar kështu.
Në shënjestër, fjalëkalimet e ndara
Shoqëria theksoi disa shkaqe për të dhënat negative e ndër to spikasin ndarjet e fjalëkalimeve dhe rritja e konkurrencës. Përveç 221.6 milionë abonentëve, janë rreth 100 milionë familje që e përdorin shërbimin pa e paguar dhe tashmë Netflix po krijon sisteme për t’i bërë edhe ata shikues që të abonohen.
“Depërtimi relativisht i lartë i familjeve – nëse përfshihet numri i madh i familjeve që ndajnë account-in, i ndërthurur me konkurrencën, po sjell erëra kundër rritjes së të ardhurave”, – shkruhet në një letër të aksionerëve.
Rezultatet dhe vështirësitë e Netflix mund të kenë ndikim të gjerë në sektor. Pasi miliona klientë braktisën “pay TV” për platformën streaming, gjigantët amerikanë të argëtimit u bashkuan dhe u ristrukturuan për të konkurruar me Netflix në të njëjtin terren.
Investitorët nxitën këtë ndryshim strategjik, duke blerë aksione në shoqëritë si Disney, të cilat kanë shfaqur përkushtim në segmentin streaming.
Hemorragjia sipas zonave
Netflix ka humbur klientë në tre nga katër rajone – ku më shumë se 600.000 në SHBA dhe Kanada. Sipas shoqërisë, shkak i pjesës më të madhe të këtij rezultati ishte rritja e çmimeve duke pohuar se rënia ishte e parashikuar.
Më tej, pushtimi i Ukrainës nga Rusia i ka kushtuar shoqërisë edhe 700.000 klientë, me një humbje prej 300.000 klientësh në Europë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë.
Azia është e vetmja, me rritje prej më shumë se 1 milion klientësh. Në total, shoqëria pati parashikuar se abonentët do të rriteshin me 2.5 milionë në tremujorin e parë, pak a shumë në të njëjtën linjë me vlerësimet e Wall Street. Për periudhën aktuale, analistët parashikonin të ardhura në 2.43 milionë dollarë.
Sidoqoftë Netflix është ende në avantazh
Sidoqoftë, Netflix mbetet shumë më përpara se pjesa më e madhe e konkurrentëve të tij jashtë SHBA dhe shërbimi më i madh streaming në botë. Kompania beson se do të dalë nga situata aktuale, duke tërhequr klientë të rinj me programe më të mira dhe do të gjejë mënyra të reja për të rritur numrin e përdoruesve.
Të ardhurat e tremujorit të parë u rritën me 9.8% në 7.87 miliardë dollarë, poshtë pritshmërive të analistëve. Për tremujorin aktual, Netflix pret që shitjet do të rriten me 9.7% në 8.05 miliardë dollarë, duke rezultuar në një fitim prej 3 dollarë për aksion.
Megjithatë, shifrat janë poshtë parashikimit të Wall Street për 8.23 miliardë dollarë të ardhura dhe fitim 3.02 dollarë për aksion.
/ Il Sole 24 Ore