Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet e Statistikave Afatshkurtra të Shërbimeve, për tremujorin e katërt 2021.
Në këtë raport thuhet se indekset e treguesve për tregti, në TM4 2021, që shënuan rritje ishin konkretisht indeksi i shitjeve neto në volum me 22.84 për qind, dhe indeksi i numrit të të punësuarve me 6.15 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Të dhënat e po të njëjtit raport specifikojnë se indekset e treguesve për Transport, Magazinim dhe Postë, në TM4 2021, ishin indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje për 29.67 për qind, indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje për 25.29 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë (TM4 2020).
Në anën tjetër, indekset e treguesve për Bar-Restorante, në TM4 2021, ishin: indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje për 76.01 për qind, Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje për 4.76 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë (TM4 2020).
Gjithashtu, indekset e treguesve për Informacion dhe Komunikacion, në TM4 2021, ishin: Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje për 14.42 për qind, Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje për 30.79 për qind, krahasuar me TM4 2020./Buletini Ekonomik/