Oda e Përmbaruesve Privat të Kosovës i ka reaguar ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pas nënshkrimit të udhëzim administrativ për t’i ulur për rreth 40% tarifat e përmbaruesve privat.
Nëpërmjet një reagimi në Facebook ata shkruajnë janë të shqetësuar me këtë vendim.
“Oda e Përmbaruesve nuk i pranon shantazhet politike, ndërhyrjet në pavarësinë e sistemit gjyqësor, dhe shfrytëzimin e përmbarimit për interesa politike të Ministrisë së Drejtësisë ose ndonjë klani të caktuar!”
Oda e Përmbaruesve thotë se nuk do të pranohet as “shfrytëzimi i përmbarimit për interesa politike të Ministrisë së Drejtësisë ose ndonjë klani të caktuar”.
“Oda e Përmbaruesve të Kosovës është shumë e shqetësuar për zhvillimet e djeshme lidhur me profesionin e përmbarimit! Oda e Përmbaruesve nuk i pranon shantazhet politike, ndërhyrjet në pavarësinë e sistemit gjyqësor, dhe shfrytëzimin e përmbarimit për interesa politike të Ministrisë së Drejtësisë ose ndonjë klani të caktuar!”, shkruhet në reagim.
Oda e Përmbaruesve të Privat Kosovës ka njoftuar se do të shfrytëzojë të gjitha mjetet e nevojshme për shfuqizimin e këtij udhëzimi administrativ.
“Oda do t’i shfrytëzojë të gjitha mjetet e nevojshme dersia të shfuqizohet Udhëzimi Administrativ, siç është publikuar dje nga Ministria e Drejtësisë, ashtu që të rikthehet pavarësia e profesionit, të ri-sigurohet integriteti i përmbaruesit, dhe të shmangen keqkuptimet ose keqpërdorimet e profesionit për fushata politike!”, thuhet tutje në reagim.