Publikohet analiza e sektorit të përpunimit të pemëve dhe perimeve

Pemët dhe perimet

Prishtinë, 20 prill – Shoqata e Përpunuesve të Pemëve dhe Perimeve “PePeKo” organizon ngjarjen për publikimin “Analiza e sektorit të përpunimit të pemëve dhe perimeve”.

Në këtë ngjarje do të prezantohen të gjeturat e hulumtimit të realizuar nga Shoqata e Përpunuesve të Pemëve dhe Perimeve “PePeKo” për vlerësimin e zhvillimit të industrisë së përpunimit për vitin 2021, përfshirë fuqinë punëtore, shitjet dhe standardet e sigurisë ushqimore.

Përveç agrobizneseve, në hapje do të jenë të pranishëm edhe përfaqësues nga MBPZHR dhe Komunat e Kosovës dhe donatorë.

Reklama e sponzorizuar

Ngjarja organizohet nga Shoqata e Përpunuesve të Pemëve dhe Perimeve “PePeKo” në kuadër të projektit SIRED (Zhvillimi i Qëndrueshëm dhe Gjithëpërfshirës Ekonomik Rural) që zbatohet nga Caritas-i Zviceran dhe financohet nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim (ADC), Komuna e Prishtinës dhe tetë komuna të tjera.