Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar se është realizuar 100 për qind e planit të veprimit të Agjendës Evropiane të Reformave nga Ministria e Ekonomisë për vitin 2021.
Ajo shkroi se në mbledhjen e fundit të Qeverisë, është prezantuar progresi në lidhje me zbatimin e planit të veprimit nga ana e ME-së për vitin 2021, ku është shpalosur realizimi i të gjitha masave.
Ndryshe, këto objektiva përshijnë:
-Koncept dokumentin për Burimet e Ripërtërishme të Energjisë,
-Gjenerimin e Raporteve nga platforma e monitorimit dhe verifikimit për kursimin e energjisë,
-Udhëzimin Administrativ për Shërbimet e Energjisë (ESCO) për sektorin privat dhe atë të ekonomive familiare,
-Udhëzimin Administrativ për Kriteret e Efiçiencës së Energjisë për rregullimin e rrjetit të energjisë dhe për tarifat e rrjetit të energjisë elektrike,
-Udhëzimin Administrativ për kërkesat e Efiçiencës së Energjisë për operatorët e sistemit të bartjes dhe operatorët e sistemit të shpërndarjes,
-Udhëzimin Adminstrativ për Kornizën e përgjithshme të raportimit për efiçiencën e energjisë, si dhe
-Udhëzimin Administrativ mbi përmbajtjen e energjisë së karburanteve të zgjedhura për përdorim përfundimtar. /Buletini Ekonomik/