Shoqata e Bankave të Kosovës reagon ndaj grabitjes së armatosur të një banke komerciale në Prishtinë

Shoqata e Bankave të Kosovës-SHBK

Në mëngjesin e ditës së sotme është sulmuar një filial i një banke komerciale.

Me këtë rast është kryer grabitje e armatosur, duke tronditur stafin, klientët e bankës dhe qytetarët në vendin e ngjarjes.

Shoqata e Bankave të Kosovës e dënon këtë akt kriminal dhe kërkon nga autoritetet përgjegjëse që të jenë më të përkushtuara për parandalimin, ndjekjen dhe zbulimin e këtyre rasteve.

Reklama e sponzorizuar

Ata njëkohësisht kërkojnë që institucionet e drejtësisë të sigurojnë faktet e nevojshme për të shqiptuar dënimet më të larta sipas ligjit.

Dëmiet, sipas tyre, do të dekurajonin këto sulme që cenojnë rëndë jetën dhe pronën në Kosovë.

Më shumë:

Grabitet një bankë në Prishtinë

Në vitet e fundit, sektori bankar është ballafaquar me numër të lartë të sulmeve të armatosura, gjë që paraqet një shqetësim serioz për këtë sektor, thonë ata.

“Siguria e bizneseve për të afaruar lirshëm është e garantuar dhe duhet të mbrohet me çdo kusht nga institucionet e sigurisë”, thonë nga SHBK./Buletini Ekonomik/