Shqipëri: Dënime të larta për abuzuesit me çmimet e produkteve ushqimore

Abuzimi me çmime të produkteve ushqimore në kohën kur bota po përballet me krizë ekonomike si pasojë e luftës në Ukrainë ka hapur rrugën që tregtarët nëpër vende të ndryshme të rrisin çmimet, shpeshherë edhe pa arsye.

Lidhur me ketë problematikë Shqipëria ka vendosur gjoba të larta për bizneset që abuzojnë me çmimet, transmeton Albinfo.ch.

Kjo pritet të ndodhë pas hyrjes në fuqi të një akti normativ, i cili sanksionon tregtarët.

Reklama e sponzorizuar

Tregtarët që do të abuzojnë me çmimet do të përballen me gjobë deri në 10 milionë lekë.