Shqipëria do të formalizojë paratë e padeklaruara të emigrantëve

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka njoftuar se një ndryshim ligjor që do të prodhohet nga këshillimi kombëtar, është dhe formalizimi i parave të padeklaruara të emigrantëve, duke i lehtësuar këtyre të fundit sjelljen e kursimeve në Shqipëri, përcjell Albinfo.ch.

“Është e patolerueshme që edhe për të sjellë 30 mijë paund nga Britania e Madhe duhet të kalojnë në një kalvar të paimagjinueshëm edhe këtu, me bllokime, verifikime, certifikime, hetime, është e patolerueshme”, tha Rama.