Tërheqja e 30% e mjeteve të Trustit – 56 deputetë aktualisht janë për

trusti
Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës
Tërheqja e mjeteve nga Fondi Pensional i Kursimeve tashmë ka marrë mbështetjet e tri partive opozitare, Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike por edhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Por idesë që ka nisur deputeti i PDK Bekim Haxhiu që shuma prej 30% e mjeteve të Trustit të lejohen të tërhiqen nga qytetarët e Kosovës, i kanë thënë PO edhe deputet të tjerë në Kuvendin e Kosovës si Duda Balje, Fridon Lala dhe Erxhan Galushi.

Nëse bëhet një llogari e thjeshtë atëherë del se 44 deputetë aktualisht mund të votojnë për plotësim ndryshimin e ligjit të Trustit saktësisht nenin 12, që hap rrugë pastaj tërheqjen e një shumë të caktuar të parave nga Trustit ( propozimi aktual është 30%, por që mund të ndryshoj gjatë votimit, varësisht se si vendosin deputetët).

 

Reklama e sponzorizuar
PDK aktualisht ka në Kuvendin e Kosovës 18 deputetë, Lidhja Demokratike e Kosovës 15 dhe aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka 8 deputetë.

Nëse kësaj i shtohen edhe tre deputet nga komunitetet si Duda Balje, Fridon Lala dhe Erxhan Galushi, atëherë del se momentalisht janë 44 deputetë PRO vendimit për tërheqjen e mjeteve nga Trusti.

Nëse këtyre numrave i shtohen edhe 12 deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, e për të cilët deputeti i PDK Bekim Haxhiu po thotë se janë PËR, atëherë del se 56 deputetë mund ta japin votën e tyre që u mundëson qytetarëve të Kosovës tërheqjen e një shumë të caktuar nga kursimet pensionale të tyre.

PDK është për që kjo ide të shtyhet përpara, përderisa LDK i ka thënë PO tërheqjes së mjeteve por që nuk është pajtuar me shumën prej 30% të parave.

AAK po ashtu është për por që dje vet kryetari i saj Ramush Haradinaj ka kërkuar që një pjesë e shumës së tërhequr të parave nga Trusti të ri mburësohet nga Qeveria e Kosovës.

Në rast se deputetët e Listës Serbe japin votohen tyre në momentin kur ligji për Trustin mund të dërgohet në seancë të Kuvendit të Kosovës, atëherë i bie që kjo çështje mund të llogaritet si e kryer.

Dhe nëse këtu i shtohen edhe 5 deputetë të “Listës Guxo” , atëherë qytetarët mund të nis procedurat e lehta dhe shumë të thjeshta (bazuar në procedurat gjatë kohës së pandemisë kur u mundësua tërhejq e 10) që të tërheqin një pjesë të kursimeve nga Fondi Pensional.

Gazeta Blic ditë më parë ka kontaktuar me deputetët të Listës Guxo por që nuk kanë pasur një përgjigje finale nëse do të votojnë PËR ose KUNDËR, por që kanë thënë se “po presin qeverinë se çfarë po bënë duke aluduar në masa dhe pako” që do të mund të ndihmonte qytetarët dhe bizneset, në kohën kur ngitja e çmimeve të produkteve elementare kanë “fluturuar në hava”.

Zyrtarë të Trustit ditë më parë kanë deklaruar se janë të gatshëm që qytetarëve të vendit t`iu mundësohet tërheqja një shumë ët caktuara të të hollave të tyre, por që po presin dritën e gjelbër, nga organi më i lartë legjislativ. /Gazeta Blic/