Ndërprerjet në furnizimin e pjesëve vijuan të ndikojnë në prodhimin global të shtëpive automobilistike japoneze në muajin shkurt.
Mirëpo rezultatet e publikuara të mërkurën tregojnë një kontrast të qartë mes tyre, me Toyota dhe Honda në krye.
Toyota Motor Corp tha se grupi i saj, duke përfshirë Daihatsu dhe Hino Motors Ltd , prodhuan 884.528 automjete në nivel botëror në muajin shkurt.
E që shënon rritje thuajse me 11% krahasuar me të njëjtin muaj një vit më parë.
Shtëpia automobilistike prodhoi edhe një numër rekord automjetesh në muajin shkurt për tregjet jashtë Japonisë.
Toyota e tejkaloi planin e prodhimit global në shkurt, i njoftuar një muaj më parë, me thuajse 41 mijë automjete.
Por niveli i prodhimit ishte më i ulët krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në Kinë shtëpia automobilistike tha se kishte përdorur chip-a që kishin mbetur si tepricë nga mbyllja e fabrikës në janar për shkak të COVID-19 për të zbutur këtë.
Në të njëjtën kohë, Honda Motor (7267.T) tha se prodhimi global i saj në shkurt u rrit me 8.1%, me 344.712 automjete.
Edhe pse mungesa e gjysmëpërçuesve dhe pandemia e COVID-19 kanë ndërprerë zinxhirët e furnizimit.
Gjithashtu ka ulur nivelin e prodhimit krahasuar me muajin shkurt të vitit të kaluar në Amerikën e Veriu.
Problemi nuk ishte i rëndë në Azi, ku niveli i prodhimit u rrit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Në të kundërt, Nissan Motor Co tha se prodhimi i saj botëror për muajin shkurt u ul 7.8% nga viti në vit, në 275.437 njësi, për shkak të mungesës së gjysmëpërçuesve.
Në shkurt, prodhimi global i Subaru Corp (7270.T) ra me 23.6%, në 47,625 njësi.
Kompania tha se kishte rregulluar dhe pezulluar aktivitetin për shkak të furnizimit të kufizuar të pjesëve, duke përdorur gjysmëpërçues./RTS/Monitor/