Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se kanë diskutuar tri tema të rëndësishme në mbledhjen e sigurisë, raporton gazeta Blic.
“Tri tema të rëndësishme. Si GP e kemi caktuar debatin për siguri, çështje jashtëzakonisht e rëndësishme, pra është caktuar si temë debati e kërkuar nga AAK. Tema e dytë shumë e rëndësishme, ka të bëjë me Trustin, kërkesa në kryesi është shumë e qartë, sjellne ligjin për Trust sa më shpejt në seancë parlamentare, për arsye se tani edhe deputetët e shumicës e dinë, e kuptojnë se sa e rëndësishme është që kontributdhënësit t’i marrin paratë e tyre në këtë krizë të madhe, përmes këtij ligji. Kjo është kërkesa e jonë. E teta ka të bëjë po ashtu me një temë nacionale të rëndësishme, që ka të bëjë me reformën zgjedhore. Është dakorduar që komisioni për reformë zgjedhore të trajtojë tema të rëndësishme. Në këtë temë, AAK ka një qëndrim pak a shumë më të avancuar”, ka deklaruar Tahiri.