AKP shpall shitjen e re të aseteve përmes likuidimit

Fotografi ilustruese

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka njoftuar sot se zyrtarisht ka shpallur shitjen e aseteve përmes likuidimit nr.55, asete këto të ndërmarrjeve shoqërore në Kosovë.

Sipas një komunikate për media nga AKP, lista e tenderëve për privatizim me këtë valë të shitjeve përmban gjithesej 52 asete/njësi atraktive të ndërmarrjeve shoqërore në Kosovë, të cilat paraqesin një mundësi të shkëlqyer për zgjerim të biznesit apo iniciativa të reja biznesore në vendin tonë.

Kjo valë e shitjeve me të gjitha asetet e tenderuara është aprovuar në Bordin e Drejtorëve, kurse AKP-ja thekson se i ka njoftuar paraprakisht të gjitha Komunat përkatëse, se këto asete të ndërmarrjeve shoqërore do të privatizohen dhe ka shpallur njoftimin për tender në faqen e saj të internetit: www.pak-ks.org, në mediat e shkruara dhe në ato elektronike.

Reklama e sponzorizuar

Nga AKP-ja theksojnë se ofertat e mbyllura për njësitë apo asetet që janë në shitje përmes shitjes së aseteve me likuidim nr.55, duhet të dorëzohen në “Sallën e konferencave – Hoteli Grand”, në Prishtinë.

me datën 15 qershor 2022, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, të shoqëruara edhe nga depozita e ofertës dhe tarifa për paraqitjen e ofertës, ashtu siç është parashikuar për secilin artikull.

“Ofertat e mbyllura për njësitë apo asetet që janë në shitje përmes shitjes së aseteve me likuidim nr.55, duhet të dorëzohen në “Sallën e konferencave – Hoteli Grand”, në Prishtinë, me datën 15 qershor 2022, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, të shoqëruara edhe nga depozita e ofertës dhe tarifa për paraqitjen e ofertës, ashtu siç është parashikuar për secilin artikull. Kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë, duke filluar nga ora 12:30”, thuhet në komunikatë.

Listën e aseteve të tenderuara në këtë valë të shitjeve e gjeni në ëeb faqen e AKP-së: www.pak-ks.org  /Buletini Ekonomik/