Apple rrit pagat e nëpunësve të saj: pagat për ata që punojnë në pikat e shitjes do të rriten në 22 dollarë në orë, 45% më shumë se në vitin 2018. Vendimi vjen si reagim ndaj rritjes së inflacionit, përpjekjeve të nëpunësve për krijimin e një sindikate, si dhe rritja e konkurrencës në tregun e punës. Apple konfirmoi se këtë vit në kuadër të procesit të rishikimit të performancës vjetore është rritur buxheti për pagat.
Përgjegjësi i pikave të shitjes në të cilat punojnë 154 mijë persona pohoi se marrëdhënia me nëpunësit mbështetet në një përballje të hapur dhe të drejtpërdrejtë. Sipas tij do të ishte shqetësuese mes kësaj marrëdhënieje të futej një organizatë, në këtë rast sindikata.
Kompanitë teknologjike amerikane po përballen dhe me një mungesë profesionistësh të kualifikuar pasi shumë prej tyre kanë zgjedhur opsione me fleksibël, ose kanë lënë punën gjatë pandemisë. Microsoft nga ana e tij ka vendosur të dyfishojë buxhetin për pagat këtë vit, në përpjekje për të mbajtur nëpunësit. Apple deklaroi se dhe këtë vit nuk do të ndryshojë sasia e Iphone-ve që pritet të prodhohen./Scan Tv/