Tregjet europiane janë hapur me ndryshime të vogla në sesionin e sotëm, por megjithatë humori i investitorëve është pozitiv për shkak se Rezerva Federale në SHBA sinjalizoi se nuk do të qëndrojë në pritje për sa i përket rritjes së interesave.
Indeksi pan-Europian STOXX 600 po qëndron në rritje të lehtë me 0.2%. Gjithsesi, kujdesi është i lartë dhe tregjet po presin më tepër detaje mbi negociatat mes BE dhe Hungarisë për të arritur një marrëveshje për të sanksionuar naftën ruse. Edhe Wall Street u mbyll në rritje në sesionin e kaluar, pasi në procesverbalin e takimit të fundit thuhej se politikëbërësit do të bëjnë një pauzë, por do të përgatitet për të rritur interesat në muajin shtator.
Gjithashtu, politikëbërësit e bankës qëndrore amerikane shprehën nevojën për të rritur interesat me shpejtësi, në përgjigje të rritjes së çmimeve.
Në fokus të investitorëve është edhe dita e fundit e Forumit Ekonomik Botëror të Davosit, ku në fokus të diskutimeve janë temat kryesore që shqetësojnë botën, si lufta në Ukrainë, inflacioni i lartë dhe efektet e pandemisë./Scan Tv/