Cilat janë zonat që na mbajnë me vaj ulliri? – Prodhohet 20 mijë ton në vit, importin e dominojnë vetëm dy shtete

Vaji i ullirit
Vaji i ullirit

Vendi ynë prodhon afro 100 mijë ton ullinj në vit dhe afro 20 mijë ton vaj ulliri edhe pse mundësitë dhe kapacitetet janë më të larta, për shkak se afro gjysma e ullinjve nuk futen në prodhim. Kjo ndodh si pasojë e kushteve klimatike dhe dëmtimeve të rrënjëve të ullirit.

Megjithatë, në kaq sa prodhohet, cilat janë qarqet që furnizojnë vendin me vaj ulliri? Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë, prodhimi i ullinjve për përpunimin e vajit të ullirit është mjaft i përqendruar në qarqet e Fierit, Vlorës, Elbasanit dhe Beratit, të cilët së bashku përbëjnë më shumë se 80% të prodhimit total. Në këto rajone ka edhe një përqendrim të lartë të përpunuesve të vajit të ullirit.

Ndërsa prodhimi i ullinjve të tryezës është i përqendruar fuqishëm në qarkun e Beratit, Fierit dhe Elbasanit, të cilët së bashku prodhojnë më shumë se 80% të prodhimit të përgjithshëm vendas.  Ndërkohë përpos prodhimit të vajit “Made in Albania” në treg një peshë shumë të rëndësishme e ze edhe produkti i importit.

Reklama e sponzorizuar

Aktualisht, shumica e vajtit të ullirit vjen nga Italia, si vendi i parë/partneri më i madh për importin e vajit të ullirit për Shqipërinë dhe Greqia renditet e dyta, të cilat së bashku përbëjnë shumë se 90% të tregut. Italia është një nga vendet kryesore prodhuese dhe eksportuese të vajit të ullirit dhe ka lidhje të forta tregtare me Shqipërinë./Scan Tv/