Një përiudhë relativisht të gjatë në autoshollat e Kosovës kanë qenë çmimet standarde, thuaja të pandryshuara. Por, pas ngritjes së çmimeve në të gjithë sektorët edhe në Kosovë, tashmë është ngritur çmimi edhe në regjistrimin dhe ndjekjën e orëve të planifikuara për aftësim në autoshkollat e vendit.
Në Kosovë aktualisht ka shumë autoshkolla ku qytetarët kanë mundësi për zgjedhjen e aftësimit për patentshofer. Një peridhë relativisht të gjatë në autoshollat e Kosovës kanë qenë çmimet standarde, thuaja të pandryshuara. Por, pas ngritjes së çmimeve në të gjithë sektorët edhe në Kosovë, tashmë është ngritur çmimi edhe në regjistrimin dhe ndjekjën e orëve të planifikuara për aftësim në autoshkollat e vendit. Madje, aktualisht ky çmim është saktësisht përgjysmë më I lartë, se në vitet paraprake. Më saktësisht, regjistrimi i patent shoferit këtyre ditëve në disa autoshkolla është ngritur në 300 euro nga 200 sa ishte muaj më parë. Çmimet e reja, sipas pronarëve të autoshkollave, është bërë si rrjedhojë e ngritjës së çmimeve të naftës, vajrave motorike dhe të disa disa çmimeve të tjera.
Pronari i një autoshkolle në Prishtinë, në kushte anonimiteti tha për Buletinin Ekonomik se vitin e kaluar regjistrimi i patent shoferit me 20 orë teori dhe 20 orë praktikë ka qenë 200, eventualisht edhe 250 euro, ndërkohë që tani çmimi i tij është ngritur në 300 euro. Sipas tij, qytetarët mund të fillojnë të mbajnë orët praktike pasi t’i kenë përfunduar orët teorike dhe më pas për një përiudhë 1 mujore ose 1 muaj e gjysmë ata mund të jenë të gatshëm që të paraqësin testin teorik, e më pas nëse e kalojnë atë, kanë mundësinë që ta paraqesin atë praktik.
Ndonëse paksa çmimi i lartë, ky i regjistrimit, qytetaret duhet që të paguajnë edhe për çërtifikatën e mjekut për shëndetin e syve, për të deshmuar se nuk kanë probleme me të pamurit, sikundër që duhet të paguajnë plus edhe për mbajtjën e një trajnimi një ose dy ditor për të marrë çertifikatën e kryqit të kuq.
Pronari i autoshkollës poashtu tregoj se për shkak të pandemisë, muaj më herët ka qenë problem paraqitja e testeve mënjëherë. Sipas tij, është dashur goxha një kohë pritje. SNdërsa, , tani paksa është lehtësuar paraqitja e testeve, ku poashtu tregojë se qytetarët duhet vetë të paguajnë paraqitjen e testeve, jashtë pagesës që kanë bërë për regjistrim.
Siç thotë ai, autoshkollat në Kosovë mbikqyren nga Ministria e Infrastruktures dhe kompetencë e tyre është përcaktimi i ekzaminierëve dhe komisioneve për provime teorike dhe praktike. Ai gjithashtu tha se ekzamineret dhe komisioni duhet t’i kenë të përfunduara disa procedura dhe të kenë disa çërtifikata të cilat e dëshmojnë se mund të jetë pjesë e provimeve. Javë më parë, Gjermania ka marrë vendim për njohjen e patent shoferëve të Kosovës dhe konvertimit të tyre, ndonëse është diskutuar edhe për njohjen e tyre nga Sllovenia. Ndryshe, qytetarët që marrin patent shoferin e kanë të vlefshëm për 10 vjet.(Blendrita Avdiu)/Buletini Ekonomik/