Dështon votimi i projektligjit për pagën minimale, shkak mos rritja e pensioneve për veteranët

Kuvendi i Kosovës
Ka dështuar miratimi në Kuvend i projektligjit për pagën minimale, pasi aty nuk përfshihet rritja e pensioneve për veteranët dhe për disa kategoritë tjera të shoqërisë.

Pas shumë debateve për projektligjin për pagën minimale ndërmjet pozitës dhe opozitës për defektet e këtij projektligji sipas opozitës përfshirë këtu mos rritjen e pensioneve për veteranët, ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se projektligji duhet të votohet si i tillë, raporton Gazeta Blic

 

“Nuk ka vota të mjaftueshme, 51 janë Për, 5 kundër dhe të tjerët nuk kanë marrë pjesë në votimi”, ka thënë Konjufca, dhe me këtë Kuvendi ka shkuar në pauzë deri në orën 15 e 30.