Gjermania sjell zgjidhjen e interesante për qytetarët në përballimin e çmimeve të karburanteve

Gjermania po ofron një abone transporti për vetëm 9 euro në muaj, nga 1 qershori deri më 31 gusht, për të gjithë transportin publik lokal dhe trenat rajonalë.

Objektivi është të inkurajojë qytetarët të përdorin transportin publik në vend të makinës për të përballuar rritjen e çmimeve të karburantit, ndërsa qytetarët ankohen se po paguajnë më shtrenjtë për gjithçka, një situatë që po I rëndon atyre bilancin mujor dhe po i vë në vështirësi financiare.

Abonimi mujor në Berlin zakonisht arrin në 83 euro mesatarisht dhe me këtë biletë prej 9 euro, pasagjerët do të mund të marrin autobusin, S-Bahn, metro, tramvaj dhe trenat rajonalë sipas dëshirës, ​​pa kufizim në të gjithë vendin. Që nga 23 maji, janë regjistruar  50,000 abone të  shitura.

Reklama e sponzorizuar

Qeveria gjermane synon që pas kësaj nisme përdorimi i transportit publik, të bëhet zakon për më shumë qytetarë.