Gjiks&Chicks – Ushqimi i njohur korean vjen në Kosovë

Brendi korean i gastronomisë Gjiks&Chicks, tashmë i ri për tregun e Kosovës, por i njohur ndërkombëtarisht, shumë shpejt do të jetë në shërbim edhe të klientëve kosovarë.

Gjiks&Chicks është një brend, ku primar ka ushqimin korean.

Pjesë e menusë kryesore është Chicken Sandwich, disa lloje të pastave dhe pjesë të pulës të fërguara në vaj me servime të salcave koreane.

Reklama e sponzorizuar

Po ashtu, në menu bëjnë pjesë edhe disa lloje të supave me lloje të shumta të melmesave dhe perimeve.

Brendi tashmë është duke e hapur pikën më të madhe në Prishtinë (Dragodan), me sipërfaqe 430m2 si Premium pikë, kurse synim për vitin 2022 ka edhe 5 pika me konceptin Fast Food në tregun e Kosovës, për t’u shtrirë në vitet e ardhshme edhe në rajon.

“Koncepti i brendit tonë ka për qëllim për t’a pasuruar tregun tonë të ushqimit me ushqim të shijshëm korean, ku pjesë e kuzhinës sonë do të jenë një ekip profesionistësh të kuzhinës tajlandeze për t’i dhënë shije, kurse aromë koreane ushqimit të pulës që do t’u ofrohet klientelës së tregut tonë”, thuhet në përshkrimin e kompanisë.

“Duke marrë parasysh që jemi në fazën e fundit të hapjes së ‘Premium’ pikës tonë, qytetarët e Kosovës tashmë kanë ndezur sinjalin e gjelbër për t’a shijuar një shije koreane që i ka munguar tregut tonë, gjë kjo që na shtynë që t’a kemi synim për t’a mbuluar në tërësi tregun e Kosovës dhe rajonit në bazë të nevojës që kërkohet”.

 

 

*ARTIKULL I SPONZORIZUAR