Hapen 2 kilometrat e para të tunelit të Llogarasë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar të hënën se janë hapur dy kilometrat e para të tunelit të Llogarasë, 5 muaj pas nisjes së punimeve.
“Një ecuri për t’u vlerësuar, të cilën synojmë ta përfundojmë para afatit kontraktual për të qenë e aksesueshme nga të gjithë vizitorët e bregdetit të jugut”, ka shkruar Rama në Facebook.

 

Tuneli i Llogararasë do të shkurtojë rrugën Vlorë – Sarandë. Sipas projektit, tuneli do të jetë i gjatë 5.9 kilometra.

Pasi të përfundojë, ky do të jetë tuneli më i gjatë në Shqipëri. Ai i Kalimashit është 5.4 km.

Reklama e sponzorizuar