Shumica e gjermanëve ose rreth 85 për qind e tyre kanë frikë se për shkak të inflacionit do të detyrohën të kursejnë kushtimisht.
Sipas një hulumtimi të Shtëpisë Konsulentë (PWC), gjermanët para së të gjithash kanë paralajmëruar që të heqin dorë nga blerja e mobileve, aparatave elektronike, bizhuterive dhe pajisjeve sportive.
“Shumë amvisëri në ngritjen e shpenzimeve jetësore kanë reaguar në atë mënyrë që kanë hequr dorë nga blerja aty ku munden, para se të gjithash të mirave të përhershme siç janë mobiliet dhe disa produkte të pajisjeve elektroteknike”, ka thënë eksperti i tregtimit nga PWC, Kristian Vulk.
Një e treat e të anketuarve ka deklaruar madje se shpenzimet e larta jetësore planifikon që t’i kompenzojë në një farë mënyre nga çdo blerje ku është e mundshme, transmeton Agjencia DPA.
Njëkohësisht, nëse janë të detyruar që të blejnë diçka, ta zëmë ndonjë pajisje sportive, të anketuarit e shumtë kanë deklaruar se do të përcaktohën vetëm për ato të domosdoshmet dhe për produktet më të lira, ndërsa shumica nga një e treta e të anketuarve theksojnë se ofertat më të mira do t’i kërkojnë në opsionet në internet./Buletini Ekonomik/