Ministria e Bujqësisë shton edhe një kulturë tjetër bujqësore në Programin për Pagesa Direkte

Sektori i bujqësisë

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) ka njoftuar se në vazhdën e paraqitjes vizuale të shifravë të përkrahjes për perime për fermerët, në kuadër të Programit për Pagesa Direkte / Subvencioneve 2022, ka bërë një lëshim të vogël dhe se iu kërkon falje fermerëve.

Sipas njoftimit, kjo ministri ka harruar që në këtë program ta shtojë edhe përkrahjen për kulturën e kungujve dhe kungujve misiri.

Për dallim nga kulturat e tjera perimtare, ministria njofton se përkrahja për kunguj dhe kunguj misiri për këtë vit do të jetë 150 euro. /Buletini Ekonomik/

Reklama e sponzorizuar