Nis zyrtarisht punën Komisioni parlamentar Hetimor për krizën energjetike

Komisioni parlamentar Hetimor për krizën energjetike
Komisioni parlamentar Hetimor për krizën energjetike

Ka nisur zyrtarisht punën Komisioni parlamentar Hetimor për krizën energjetike pas konstitutimit të tij me përbërjen prej 11 anëtarëve.

Kuvendi i Kosovës me 5 maj kishte themeluar këtë Komision dhe se do të ketë afat gjashtë mujor.

Si kryesues është zgjedhur Driton Selmanaj, ndërsa Ferat Shala në rrolin e zëvendëskryesuesit.

Reklama e sponzorizuar

Kurse anëtarë këtij Komisioni do të janë Artan Abrashi, Enver Haliti, Jeta Statovci, Mimoza Kusari-Lila, Eliza Hoxha, Besian Mustafa, Adem Hoxha, Pal Lekaj dhe Fridan Lala.

Derisa iniciuesit e këtij Komisioni, kanë paraparë që ky mekanizëm i Kuvendit të merret me hetimin e çështjes së energjisë elektrike të bëhet vetëm për muajt e fundit, kundërpropozimi i pozitës ka qenë që hetimi të bëhet që nga viti 2006.