Punëtorët e Lotarisë së Kosovës protestojnë nesër para Qeverisë

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës nesër do të protestojnë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Lotaria e Kosovës.

“Ju njoftojmë se nesër me date 25 maj 2022 duke filluar nga ora 11:30 punëtoret e Lotarisë se Kosovës do të mbajnë proteste para ndërtesës se Qeverise së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Reklama e sponzorizuar

Në njoftim thuhet se protesta po mbahet për shkak të neglizhencës dhe injorimit nga Qeveria ndaj kërkesave të tyre.

“Të indinjuar me neglizhencën dhe injorimin nga ana e Qeverise së  Kosovës përkundër premtimeve te bëra, protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kërkesave tona e që janë Ligji për Lotarinë e Kosovës si dhe përmbushja e obligimeve, pagave për punëtoret tanë.

Kërkojmë praninë dhe ndihmën tuaj në përmbushjen e kërkesave te punëtoreve tanë, të cilët për tri vite gjenden në gjendje të rënduar ekonomike dhe sociale”, thuhet në njoftim.