Sot e nesër, transporti me trafikun urban në Prishtinë do të jetë pa pagesë

Linjë e trafikut urban të Prishtinës

Sot dhe nesër, transporti me autobusët e trafikut urban në Prishtinë, do të jetë pa pagesë.

Lajmin e ka bërë të ditur Komuna e Prishtinës, përmes një postimi në Facebook.

“Ju njoftojmë se nesër dhe pasnesër, me datë 21 dhe 22 maj, transporti me Trafiku Urban, do të jetë pa pagesë. Për të mirën e Kryeqytetit, ju inkurajojmë që sa më shumë të përdorni transportin publik 🚌 dhe   🛴 alternativ 🚲”, thuhet në njoftim.

Reklama e sponzorizuar