Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, ka njoftuar se dje ka ndodhur një vjedhje e armatosur në termocentralin “Kosova A” në Obiliq.
Sipas policisë, derisa roja ka qenë tek kabina e tij, dhe më pas kanë ardhur dy persona me kapela në kokë dhe të armatosur, dhe të njëjtit nën kërcënimin e armëve e kanë mbajtur rojen për 20 minuta, duke e kanosur dhe fyer.
Nga aty, dyshohet se këta dy persona kanë vjedhë kabllo elektrike, por që vlera dhe sasia nuk dihen ende.
Rasti po hetohet dhe nuk raportohet për ndonjë të arrestuar.
Njoftimi i plotë i policisë:
GRABITJE ME ARMË & ARMËMBAJTJE PA LEJE /TC Kosova A, Obiliq 30.05.2022 – 03:20. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se tek kabina ku ai bënë roje kanë ardhur dy persona me kapela në kokë dhe të armatosur, të njëjtit nën kërcënimin e armëve e kanë mbajtur ankuesin për 20 minuta duke e kanosur dhe fyer. Pasi të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes kanë vërejtur se mungon një pjesë e kabllos elektrike vlera dhe sasia ende nuk dihet. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar.