MINT publikon çmimet e derivateve për sot, sa kushton litra e naftës e benzinës

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) sot ka publikuar çmimoren për secilin produkt të naftës për 24 orët e ardhshme.

Sipas MINT, çmimi maksimal i lejuar i produktit Diesel për sot është 1.86 euro për liter, ndërsa çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është 1.74 euro për litër.

MINT gjithashtu njofton se çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është 0.78 centë për litër.

Reklama e sponzorizuar

Sipas MINT, çmimet e lartëcekura vlejnë për datën 28/06/2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit./Buletini Ekonomik/