25 për qind e shqiptarëve paguhen me para në dorë

Euro

Teksa qeveria ka nisur aksionin kundër informalitetit në paga, ky fenomen ka pësuar rirtje të ndjeshme vitin e kaluar.

Sipas të dhënave nga Anketa e Tregut të Punës, publikuar nga Instituti i Statistikave, numri i të punësuarve informalë për vitin 2021 në sektorin jobujqësor arriti në 29,4%, duke shënuar një rritje 0,3% në raport me vitin 2020.

Për ekspertët, taksat e larta që paguajnë bizneset i vendosin ata në vështirësi financiare, duke nxitur pagesat në zarf për punonjësit, transmeton A2, përcjell Albinfo.ch. Por, të përfshirë në informalitetin e pagave dhe akoma më keq, në punën në të zezë nuk janë vetëm bizneset, por edhe të punësuarit. Një pjesë e tyre, për shkak të mungesës së informacionit, pranojnë të mos deklarohen.

Reklama e sponzorizuar

Shmangia e detyrimeve shëndetësore e shoqërore dhe tatimit mbi fitimin shpesh vjen dhe si një marrëveshje e heshtur mes palëve, çka e dëmton vit pas viti ekonominë tonë.

Aktualisht, numri i të punësuarve në vend për vitin 2021 u vlerësua nga INSTAT në 1,2 milionë persona, ku 48% përbëhet nga të punësuarit diku dhe pjesa tjetër nga të vetëpunësuarit.