3 mënyra të thjeshta për të rritur më shumë biznesin tuaj

Disa metoda të thjeshta për të arritur lirinë personale nëpërmjet rritjes profesionale.

Shumica e sipërmarrësve dhe e pronarëve të bizneseve janë të ngjashëm me njëri-tjetrin. Nëse atyre do t’u bëheshin pyetje të tilla si “Pse e themeluat këtë kompani?”, përgjigjet janë po aq të ndryshme sa vetë njerëzit.

Por nëse shkojmë më tej, duke pyetur se pse ky biznes është i rëndësishëm për ta, pse zgjodhën këtë biznes dhe jo një tjetër, gradualisht, të gjithë do të përfundojnë tek e njëjta përgjigje: liria.

Reklama e sponzorizuar

Motivimi më i madh i sipërmarrësve për të filluar biznesin e tyre është liria, qoftë ajo financiare, mundësia për të jetuar kudo që ata duan, për të zotëruar kohën e tyre, apo qoftë autonomia për të ndikuar botën në një mënyrë që ka rëndësi për ta.

Ja tre gjëra të thjeshta që mund të bëni për të fituar më shumë liri.

  1. Zgjerohuni për të rritur ndikimin.

Ndikimi më i madh mund të nënkuptojë përmirësimin e jetës së njerëzve dhe të pasurisë financiare, apo krijimin e vendeve të reja të punës dhe të mundësive për njerëzit.

Sido që ta përcaktoni ndikimin, përmbushja e këtyre qëllimeve sjell kënaqësi dhe ndjesinë e lirisë. Përcaktimi i përparësive të kompanisë dhe atyre individuale të ekipeve, si dhe ndjekja e tyre çdo tremujor, është një mënyrë e provuar për t’i mbajtur të gjithë në një linjë, për të arritur qëllimet dhe për të filluar një zgjerim të disiplinuar të biznesit.

Për këtë ju nevojiten metodologji dhe procedura, njësoj si në çdo pjesë tjetër të biznesit. Një CEO duhet të mësojë të japë përparësi, të masë gjithçka që kompania po bën dhe të komunikojë – veçanërisht kur një organizatë është duke u zgjeruar.

  1. Zvogëloni sasinë e dramave në biznesin dhe në jetën tuaj.

Nëse punoni deri në orën 2:00 të natës çdo ditë, të stresuar për shitjet e kompanisë suaj, ka të ngjarë të zgjoheni shumë të lodhur të nesërmen për t’u ushtruar ose për të dërguar fëmijët në shkollë.

Fokusohuni fillimisht te vetja, pastaj tek ekipi juaj, pastaj te kompania, sipas kësaj radhe. Ju nuk mund t’i ndihmoni njerëzit e tjerë nëse nuk jeni mirë ose nuk jeni në gjendje për ta bërë këtë.

Dhe, sapo të gjeni ekuilibrin tuaj punë-jetë, mund të përqendroheni te krijimi i ekipit të duhur dhe te pajisja e tyre me mjetet që i nevojiten për të bërë më të mirën. Më në fund, sapo ju dhe njerëzit tuaj të jeni në rrugën e duhur, do të gjendeni në një pozicion më të mirë për t’u fokusuar te kompania dhe për të përcaktuar strategjinë si një ekip.

  1. Përcaktoni një sistem shitjesh të parashikueshme.

Shumë sipërmarrës thonë se kanë pasur një rritje të biznesit të tyre gjatë vitit të kaluar, por nuk mund të përcaktojnë përmasat e kësaj rritjeje. Ata nuk kanë përcaktuar vlerësimin e kompanisë dhe as nuk kanë tentuar që të masin ndikimin e saj.

Ndonëse mund të jetë e dukshme që ata po fillojnë të fitojnë para, shumica as që e dinë këtë me siguri. Ata janë në prag të një burnout-i dhe, në të shumtën e rasteve, jeta e tyre familjare është duke u shkatërruar.

Nëse dëshiroheni të zgjeroheni, ju duhet të siguroni parashikime në shitje duke zhvilluar një sistem që sjell paratë e nevojshme për të mbuluar të gjitha shpenzimet fikse. Me zgjerimin e kompanisë, do të rriten edhe kostot tuaja, duke e bërë thelbësore rritjen e sistemit të shitjeve më shpejt për të mundësuar financimin e këtij zgjerimi.

Nëse dëshironi të zgjeroni biznesin tuaj, do t’ju duhet të zhvilloni një sistem shitjesh të parashikueshëm. Shitjet duhet të bëhen si një makineri – të funksionojnë më vete, pa përfshirjen tuaj të drejtpërdrejtë, të jenë aq efikase sa duhet për të parashikuar rezultatin në mënyrë të qëndrueshme dhe aq të besueshme sa të mund të vazhdoni me sa më pak monitorim dhe mirëmbajtje. / INC