Abazoviq jep detaje për urën Ulqin-Velipojë, që pritet ta shkurtojë distancën nga 73 në vetëm 1 kilometër

Kreu i Qeverisë së Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka dhënë informacione të reja lidhur me urën që pritet të ndërtohet e që do të lidh Ulqinin dhe Velipojën.

Kjo urë për të cilën janë pajtuar bashkë me Edi Ramën, do të shkurtojë distancën mes dy qyteteve nga 73 kilometra në vetëm një të vetëm, shkruan Gazeta Express.

Gjithashtu, gjatësia e urës do të jetë 310 metra. Ajo do të jetë 17 metra e gjerë dhe do të ketë dy korsi trafiku, secila nga 3 metra e 75 centimetër, gjithashtu do të ketë trotuare nga 2 metra në secilën pjesë dhe shteg për biçikleta me gjerësi 1 metër e 25 centimetër.

Reklama e sponzorizuar

Siç ka shkruar Abazoviq, ura pritet të përfundojë në vitin 2024.